E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksera: Rikonstruktojmë shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

TIRANË- Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Spiro Ksera deklaroi sot se "do të rikonstruktojë të gjitha qendrat sociale ku janë strehuar fëmijë jetim, apo familje në nevojë, në të gjithë vendin".

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shkollën “Ozman Myderzi, ku u shpërndanë dhurata për fëmijët jetim, të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”, në Tiranë, Ksera bëri apel të gjithë shoqërisë shqiptare, që në këtë atmosferë festash, të hedhin një sy tek familjet dhe fëmijët ne nevoj.

"Të gjithë së bashku t'u dhurojmë atyre një pjesë sa do të vogël tonën, për ti dhënë mundësi atyre, që të kalojnë këto festa të rrethuar nga ngrohtësia dhe dashuria", nënivozi Ksera.

"Ne po rikonstruktojmë shtëpinë “Zyber Hallullin”. “Kjo e fundi, po shndërrohet në një shtëpi të ngrohtë moderne me një dimension të ri evropian, “Casa Famiglia”. Synimi i saj, është integrimi i fëmijës me familjen e tij biologjike", theksoi Ksera.

Gjithashtu ministri i Punës nënvizoi se "një nga projektet kryesore që kemi në këtë fushë është rikonstruksioni i të gjitha shtëpive të familjeve në nevojë, apo fëmijëve jetim etj, me qëllim që ti ofrojmë kësaj kategorie personash kushte sa më modern dhe normale".

Sa i përket çështjes rome, ministri, i’u përgjigj interesit të gazetarëve, duke thënë se "ata janë në qendër të vëmendjes së ministrisë. Në lidhje me ta janë marrë një sërë iniciativash për t'i mbështetur në strehimin etj. Ata në kontakt të vazhdueshëm me ne".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›