Tentoi në vrasje në Spanjë, kapet në Vlorë 35-vjecari
VLORE- Policia e Vlores arrestoi sot një 35 vjeçar nga ky qytet i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se Enrik Nexhipi u kap gjatë një aksioni të policisë në banesën e tij në Vlorë. “Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye për arsye se më datë 16.12.2010 është dënuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, pasi në 29 qershor të vitit 2003, në një lokal në Porto San Giogio në Ankona ka tentuar të vrasë bashkëqytetarin e tij, E. K.”, saktësuan burimet e policisë lokale. Sipas tyre, për këtë shtetas janë duke u kryer procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Gjithashtu, policia e Vlorës ndaloi një 25 vjeçare nga ky qytet e dënuar nën akuzën e trafikimit të të miturve. Arjeta Gabaj u kap në banesën e saj në lagjen “24 maji”, sepse sipas policisë ajo është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda në Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burg. Prej vitesh ajo ishte larguar nga vendi dhe i fshihej drejtësisë.
(d.b/BalkanWeb)