E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend Elvis Cefa anetari i ri i KLD-se

Mazhoranca e udhëhequr nga demokratët konfirmohet solide, edhe me votim të fshehtë.
Elvis Cefa, kandidati i propozuar nga Partia Demokratike mori 71 vota të cilat në kushtet e mosvotimit të opozitës, heqin çdo dyshim se ato janë të mazhorancës. Tre deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta, Tavo dhe Koka nuk morën pjese në votim. Që në fillim të procesit të votimit opozita shfaqi hapur frikë në numrat e saj, fillimisht duke mos besuar në votimin e fshehtë me elektronikë, e më pas duke braktisur dhe votimin me kuti të cilin e propozoi vetë. Madje opozita ushtroi dhunë në prag të seancës me në krye kreun e saj në Kuvend, Gramoz Ruçin, i cili rrëmbeu fletët e votimit. Ndërsa socialisti Armando Subashi braktisi detyrën e anëtarit të sekretariatit të votimit. Siç konfirmon deputetja demokrate në sekretariat Arenca Trashani tha se u kërkua ndryshimi i procedurës 20 vjeçare të votimit të fshehtë me kuti.
Në këto kushte të braktisjes së komisionit nga opozita, kryeparlamentarja njoftoi procedimin me votimin e fshehtë elektronik, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit.
Por mbi të gjitha ky proces i sotëm dëshmoi se opozita u tall në mënyrën më të hapur me Ardjan Vishën, fillimisht duke e kandiduar me qëllim provokimin e diversionit në radhët e mazhorancës e më pas duke e braktisur atë në procesin e votimit. Siç u konfirmua nga votimi mazhoranca është solide dhe opozita dështoi dhe në këtë përpjekje të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›