E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e pastrimit nis kompensimi per 8 mije familje

Ujësjellësi i Tiranës ka nisur procesin e kompensimit për taksën e pastrimit për 8 mijë familje të përjashtuara nga pagesa e saj. Pranë  zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT prej tre ditësh kategoritë që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti kanë filluar të përfitojnë nga vendimi që mori Bashkia e Tiranës.

Ujësjellësi i Tiranës ka nisur procesin e kompensimit për taksën e pastrimit për 8 mijë familje të përjashtuara nga pagesa e saj. Pranë sporteleve të zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT janë drejtuar të gjithë ata pensionistë, veteranë, invalidë të luftës dhe të punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë që i përkasin kategorive të përjashtuara.

Listat e emrave të qytetarëve që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti janë dërguar pranë zyrave te sheshi ‘Ëillson’, rruga ‘Mine Peza’, ‘Ali Demi’ dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së.

Lista e emrave që do të kompensohen për taksën e pastrimit është hartuar nga Bashkia e Tiranës mbi bazën e dokumentacionit që kategoritë të cilat nuk duhet ta shlyejnë këtë detyrim kanë dorëzuar pranë njësive bashkiake përkatëse.

Bashkia e Tiranës ka sqaruar se pranimi i dokumenteve që vërtetojnë se individi ose familja i përket kategorive që përjashtohen nga tarifa e pastrimit, do të vazhdojë pa u kufizuar në kohë dhe çdo përfitues do të kompensohet për paratë e paguara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›