E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e te drejtave te njeriut

Policia e Shtetit dhe Avokati i Popullit do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Krerët e dy institucioneve, Hysni Burgaj dhe Igli Totozani, gjatë një takimi kanë diskutuar mbi angazhimet e përbashkëta për hetimin e rasteve kur konstatohen shkelje të të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit, ka vlerësuar bashkëpunimin që Policia e Shtetit realizon me institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile.

Një ndër rekomandimet e Komisionit Europian, në funksion të integrimit të vendit është e zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga Policia e Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›