E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Fidel Ylli këndon kinezçe, Tahiri ironizon

TIRANE- Deputeti socialist Fidel Ylli ka shkaktuar dje të qeshura në sallën e Kuvendit, kur gjatë fjalës së tij në 5 minuta ka nisur të këndojë një këngë në gjuhën kineze, për të ironizuar kreun e qeverisë, kënga, fjalët e të cilës nuk i kanë kuptuar shumë veta.

Ajo që është kuptuar qartë ka qenë që kënga i është kushtuar Mao Ce Dunit. Në fund të këngës, deputeti socialist ka thënë se këtë këngë do e këndojë i gjithë grupi.

Tahiri: Vetëm Halimi e kupton kinezçen
"Nryshemen, shershmen hao!”. Me këto fjalë në gjuhën kineze deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka ironizuar dje nismën më të fundit të kryeministrit Berisha për ta shpallur atë si gjuhë të dytë. “Përveç Eduard Halimit që besoj e kupton kinezçen, për ju të tjerët që nuk e keni filluar akoma të mësoni, por pas urdhrit të kryeministrit do t’i vërsuleni kinezçes”, - u është drejtuar Tahiri deputetëve të mazhorancës, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›