E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Basha do nxjerrë Tiranën nga stanjacioni 10 vjeçar

31-03-2011 / Gazeta 55

Partia Demokratike dhe "Aleanca për Qytetarin", do fitojë Bashkinë e Tiranës

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha deklaron në intervistën televizive në “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, se Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin” do fitojnë bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 8 majit. Zotimi i kryeministrit lidhet me faktin se z.Basha vjen në këto zgjedhje si kandidati më natyral, i cili njeh mirë problematikën e qytetit dhe qytetarëve dhe se qëllimi është që t’i jepet Tiranës njeriu më i përkushtuar dhe vizionar, i perspektivës Evropiane të kryeqendrës së Shqipërisë.

"Unë dua të garantoj që qëllimi i kandidimit të Bashës për kryetar Bashkie të Tiranës është vendimi im për t’i dhënë Tiranës njeriun më të përkushtuar, njeriun më me vizion, për ta nxjerrë Tiranën nga stanjacioni i saj disavjeçar. Theksoj se në rast se Shqipëria po ecën drejt Evropës në kuptimin e ndryshimeve, sot në Shqipëri, ke rrugë të standardeve Evropiane dhe madje më tumira se disa vende të rajonit. Sot në Shqipëri kemi internet në disa shkolla, më lart se përqindja e disa vendeve të BE. Sot në Shqipëri është bërë një hov i madh në drejtim të Turizmit. Vitin e kaluar, vendi ynë priti më shumë vizitorë se banorë të përhershëm. Sot Shqipëria kryen regjistrimin e biznesit sipas standardeve më të mira.

A ngjason ky kryeqytet i vendit në një pozicion gjeografik më të bukurit në Evropë dhe botë, me kryeqytetet e vendeve evropiane që shqiptarët vizitojnë? Jo. Prandaj, ne shkojmë në 8 maj për të ndryshuar Tiranën. Shqiptarët sot lëvizin dhe kanë të drejtën legjitime të krahasojnë. Çfarë kemi në Tiranë sot? Tirana sot është së paku 3 herë më e banuar më shumë se sa kishte në vitin ‘90-të. Çfarë ka ndryshuar për ët hedhur një hap drejt standardeve Evropiane? Nuk flas për gjëra estetike dhe bukuri. Jo. Më të rëndësishme janë rrugët, infrastruktura. Nëse dilni jashtë akseve kryesore të këtij qyteti, rrugicat janë në gjendje të mjerueshme. Me transportin, ky është i vetmi kryeqytet në Evropë pa transport. Linjat e urbanëve iu grisin qytetarëve abonetë. Ato nuk janë linja. Mënyra më e shkëlqyer për transportin publik është partneriteti me interesin publik. Tirana nuk e pranoi kompaninë më të madhe nga Kopenhageni për rregullimin e trafikut. Cila është Tirana kulturore? Nëse ti qytetar i lënë me këtë infrastrukturë mjerave dhe del në një shesh ku ke bërë viza dhe thua se ke bërë rrugë, kjo është e papranueshme se vetëm 100 metra më tutje gjen mjerimin e infrastrukturës. Tirana është i vetmi kryeqytet pa një park lojërash për fëmijët. Ndryshimet janë thelbësore. Nuk mund të krahason ndërtimet në Farkë me batërdinë e Tiranës. Në kryeqytet nuk ekziston një zonë industriale. Sepse nuk ekziston preokupimi më minimal i kryetarit të Bashkisë. Tregu është gjeneratori i punësimit.

Sipas kryeministrit, aktualisht Tirana është në një gjendje mjerane. Kthimi i gjelbërimit është premtimi i Berishës për t’i kthyer jetën qytetarëve të Tiranës. “Ne do të fillojmë me çdo kusht konceptin jetik vetjak të çdo qytetari për mjedisin në shtëpinë e tij. Tirana renditet sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, si qyteti më i ndotur në Evropë. Kjo ndotje i kushton qytetarëve të Tiranës 1 vit e gjysmë jetë më pak. Mjedisi kudo dhe në çdo vend gjykohet mbi bazën e standardeve. Tirana ka trafikun më katastrofik. Çdo qytet ka një orë mbingarkese, si p.sh kur qytetarët shkojnë dhe kthehen nga puna, ndërsa Tirana është gjithë kohën e paralizuar. A mund të pranohet që kryeqyteti të ketë atë pamje të tmerrshme, të mbushur me tym dhe pluhur? Ne, për sistemimin e plehrave ndërtuam land-fillin në periferi, por bashkia nuk transporton plehrat atje, i derdh në lumë. Ka mbushur lumin me plehra. Ai lumë mund t’i shndërrohet Tiranës në një mirësi mjedisore dhe jo të bëhet mbartës i mbeturinave".  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›