Kuvend, diskutohet energjia elektrike, në interpelanc Haxhinasto e Naço
Para pak minutash Kuvendi nisi seancën e radhës ku pritet që të miratohen 2 projekt-ligje. Pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Ajror në Komisionin e veprimtarive prodhuese, pritet që ky Kod të kalojë sot edhe në seancën plenare të Kuvendit.
Ndërkohë që sot pritet që opozita të votojë pro këtij kodi, i cili u miratua në komisionin me konsensus nga të dyja palët. Në rendin e ditës, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjet Për sektorin e energjisë elektrike; Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike.
Projektligji për disa ndryshime në Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar pritet të shoqërohet me debate në sallën e Kuvendit, pasi deputetët e majtë kanë kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga mazhoranca.
Në seancën e sotme janë thirrur në interpelanc ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto nga deputetja socialiste Arta Dade dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili është thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.