E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, Jgland letër Venecias për reformën zgjedhore

TIRANË Këshilli i Europës i kërkon mendim Komisionit të Venecias për përmirësimet e mundshme që klasa politike shqiptare duhet të ndërmarrë lidhur me legjislacionin e zgjedhjeve, duke marrë në konsideratë edhe eksperiencën në zgjedhjet e fundit. Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, njoftohet se Sekretari i Përgjithshëm Thorborn Jagland, i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias. Në një letër dërguar presidentit të këtij Komisioni, Giani Buquicchio, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së shkruan: “Ju padyshim jeni njohur me situatën që pasoi zgjedhjet lokale në Shqipëri, në veçanti mosmarrëveshjet për zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës. Unë e kam ndjekur situatën shumë nga afër dhe adresova çështjet tek autoritetet shqiptare dhe konsideroj, që Këshilli i Europës duhet të bëjë gjithcka është e mundur, që në Shqipëri të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen. Unë do t’ju isha mirënjohës nëse Komisioni i Venecias do të mund të hartojë një opinion me përmirësimet, që duhet t’i bëhen legjislacionit të zgjedhjeve dhe të aplikohen në Shqipëri duke marrë në konsideratë edhe eksperiencën në zgjedhjet e fundit”. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së nuk përjashton edhe mundësinë e një vizite në Shqipëri gjatë vjeshtës, në funksion të zbatimit të opinionit të Komisionit të Venecias, në dhjetor. Në letrën e dërguar kryeministrit zotit Sali Berisha më 10 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland, përveçse njoftonte adresimin e problematikës së zgjedhjeve shqiptare në Komisionin e Venecias, i bënte thirrje edhe liderëve politik që të dialogonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›