Kuvend, mazhoranca dhe opozita përplasen për ligjin e pronave

Kuvendi i Shqipërisë
Në seancën e sotme parlamentare do të kalojë për miratim ndryshimet e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës. Enkelejd Alibeaj, relator i ligjit, u shpreh se me miratimin e këtij ligji do të zgjidhet njëherë e mirë çështja e pronës. Për këtë ai kërkoi që ligji të marrë edhe votën e opozitës, pasi nuk ka ngjyrime politike.
Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar qeverinë për dështim në zgjidhjen e problemit të pronësisë. Madje, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, akuzoi qeveritarët se janë përfshirë në afera korruptive ku prona ka kaluar në duar të disa personave të cilët nuk janë pronarët e vërtetë.
Çpo ndoh me pronat në jug, duke filluar në Porto Romano, duke përfunduar në Borsh, çpo ndodh në dy ligje, për legalizimin? Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët, u shpreh deputeti i PS-së.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, replikoi duke u shpreh se PS deri ën vitin 2005 kishte kompensuar 0% të ish-pronarëve. /F.S/