E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqiptarët mbeten europianistë të vendosur”

10-05-2012 / Gazeta 55

Vizita në Slloveni, kryeparlamentarja Topalli takime me Kryeministrin dhe Presidentin

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Slloveni, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në një takim nga kryeministri Janez Jansa, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante dhe  avokatinë e fortë që Sllovenia vazhdon t’i japë Shqipërisë.  “Shqiptarët mbeten europianistë të vendosur. Ne ju drejtohemi ju si vende që për histori të përbashkët të rajonit, na kuptoni më mirë dhe unë kërkoj mbështetjen tuaj për statusin e vendit kandidat por dhe në vijimin e etapave të tjera të procesit integrues”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Kryeministri slloven tha se është koha që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat si një hap konkret përpara në integrim në BE dhe të vijojë me hapjen e negociatave. “Unë sot nisem për Gjermani dhe do të flas me kancelaren gjermane për  progresin e bërë nga ana  juaj. Shpresoj  edhe vendet e tjera të BE-së të jenë të një mendimi. Shqipëria është një vend në  NATO, me një rol konstruktiv dhe ndikues në rajon. Brukseli duhet të ketë një politikë merite për ato vende që nuk  krijojnë probleme - u shpreh kryeministri Jansa. Në takimin me presidentin Danilo Turk, Topalli tha se Shqipëria është e vendosur të punojë fortë për të përmbushur aspiratën evropiane të shqiptarëve dhe në këtë aspekt Parlamenti, që ka një rol thelbësor në procesin e integrimit, ka miratuar ligje të rëndësishme në përmbushje të kritereve të vendosura nga KE, ndërsa janë drejt finalizimit reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare. Kryeparlamentarja Topalli zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec, i cili bëri të ditur se në krye të axhendës së diplomacisë së Sllovenisë është zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Një aspekt i rëndësishëm i bisedës midis dy personaliteteve ishte diplomacia ekonomike ku ministri slloven Erjavec tha se Shqipëria përbën sot një model me ekonomi pozitive dhe një klimë miqësore dhe tërheqëse për biznesin. Topalli dhe Erjavec ndanë të njëjtin mendim për dialogun e hapur dhe marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve. “Si ministër i mbrojtjes unë kam vizituar Tiranën dhe kemi  bashkëpunuar me sukses për anëtarësimin tuaj në NATO. Sllovenia, tha ai, mbështet hapur objektivin tuaj për anëtarësim në BE dhe unë si Ministër i Jashtëm, jam i vendosur të kontribuoj në rrugëtimin kryetarja e kuvendit takim me ministrin e jashtëm slloven Ivtuaj” - konfirmoi Ministri i Jashtëm i Sllovenisë. Një aspekt i rëndësishëm i bisedës midis dy personaliteteve ishte diplomacia ekonomike ku Ministri slloven Erjavec tha se Shqipëria përbën sot një model me ekonomi pozitive dhe një klimë miqësore dhe tërheqëse për biznesin. “Në kuadrin e diplomacisë ekonomike unë mendoj se dy vendet tona kanë hapësirë dhe shanse të pa eksploruara për të shfrytëzuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Shkëmbimi i vizitave dhe takimet bilaterale nxisin për hedhjen e hapave konkretë të bashkëpunimit dhe në këtë kontekst e konsideroj vizitën tuaj shumë të rëndësishme”- u shpreh ministri i jashtëm slloven, Karl Erjavec.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›