E Diel, 1 Nëntor 2026

Klithma e partive të treta: “Kuvendi i ri të bazohet në votë të barabartë”

10-05-2012 / Gazeta 55

Ende pa shpresa kalendari i shqyrtimit të propozimit të partive të vogla për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e konfiguracionit parlamentar

Mospërfshirja e propozimeve të partive të vogla në punën e Komisionit për reformën zgjedhore në komisionin e posaçëm ka sjellë një tjetër tryezë të këtyre të fundit. Përfaqësues të partive të vogla u ulën sërish në tryezë ku lëshuan sërish thirrjen për dy forcat kryesore në vend që të marrin parasysh propozimet e tyre. Në nisje të mbledhjes kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka bërë thirrje për shqyrtimin e kërkesës së 26 partive të vogla nga komisioni i reformës zgjedhore. Nga ana e tij, kreu i PR-së, Fatmir Mediu i mëshoi me forcë faktit se përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës. Sipas tij, ka ardhur momenti që Partia Demokratike dhe ajo Socialiste të mbajnë një qëndrim në lidhje me kërkesën e partive të vogla. “Kemi paraqitur 4 variante të ndryshme për këtë çështje, të cilat nuk cenojnë Kushtetutën. Këto variante janë pranë Komisionit të Reformës zgjedhore. Të konsiderohen propozimet tona”- deklaroi Mediu.
Gjithashtu, të njëjtin qëndrim mbajti dhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi i cili saktësoi se “partitë e vogla nuk kërkojnë ndërhyrje në Kushtetutë, por duam shpërndarjen e mandateve në mënyrë të tillë që haka të shkojë tek i zoti”. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkoi nga PD e PS që t’i qëndrojnë draftit që firmosën më 23 prill. Po kështu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u bëri thirrje dy forcave kryesore në vend që të tregojnë seriozitet. Sipas tij, është e rëndësishme që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë dhe të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjitha forcat politike. Nga ana e tij, kreu i PDK-së Nard Ndoka akuzoi PD e PS për mungesë korrektësie. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›