Kuvend, miratohet buxheti 2012, opozita voton kundër
TIRANE-Pas një sërë fjalimesh,dëgjimesh e replikash Kuvendi ka miratuar në parim buxhetin e shtetit për vitin 2012 me 74 vota pro dhe 56 kundër. Seanca nisi paraditen e se premtes ora 10:30 dhe perfundoi pas mesnate.
Mazhoranca pra sic pritej ka miratuar buxhetin e propozuar nga qeveria me anë të votave të saj në sallën e Parlamentit. Ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Berisha i cili ka marrë disa herë fjalën, si për ekspozimin e planit të qeverisë përsa i përket buxhetit ashtu dhe për tiu përgjigjur replikave të deputetëve të ndryshëm të opozitës. Kryeministri ka deklaruar se ky buxhet synon të rrisë të ardhurat dhe prodhimin vendas, ashtu sikurse synon një ndarje dhe shpërndarje më të drejtë të të ardhurave.
Opozita ka votuar kundra projekt buxhetit duke deklaruar se qeveria nuk mer parasysh krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe se shifrat e rritjes ekonomike të publikuara janë jo të vërteta pasi nuk konsiderojnë inflacionin dhe borxhin. Një sërë deputetësh të opozitës kanë shfaqur mendimet e tyre dhe të partisë socialiste persa i përket arsyes se pse nuk duhej miratuar ky projekt buxhet, ndër të tjera ata theksuan se varfëria në vend është duke u shtuar dhe se qytetarët e venë re këtë gjë. Sipas deputetëve të opozitës duhet marrë në konsideratë kriza ekonomike e financiare që po godet vende shumë më të zhvilluara se ne, dhe se vendi po zhytet në borxhe pagesa e interesave të të cilit e con rritjen ekonomike të deklaruar nga qeveria në zero.
Ka patur mjaft debate e replika midis deputetëve opozitarë dhe anëtarëve të qeverisë e sidomos kryeministrit Berisha. Kryeministri ka deklaruar se buxheti synon realizimin e investimeve në të gjithë vendin, ai ka shtuar se nuk duhet bërë gjeopolitikë në investimet në vend. Pasi ka parashtruar synimet dhe meritat e këtij projekt buxheti zoti Berisha ka thënë se orbita e opozitës është PS-ja e Rogneri dhe jo Shqipëria, e më pas ka shtuar se në 2013 opazita do të jetë e mbetur në klasë.
Në fjalën e tij deputeti Blendi Klosi deklaroi se stresi i shqiptarëve është pagesa e faturave të rritura dhe se festa e vërtetë e Shqipërisë do të jetë kur të mund të paguhen këto fatura.
Kryeministri Berisha pasi ka përfunduar një replikë të ashpër me deputetin tjetër të opozitës Blushi, i është përgjigjur deputetit Klosi duke thënë se Klosi sapo ishte kthyer nga inaugurimi i dyqaneve të tija, dhe se më mirë të blinin ushqime për qytetarët se sa tre mijë kurbane duke ju referuar librit të shkruar nga kryetari i opozitës dhe disa listave të borxheve të prezantuara nga deputeti socialist.
Kryeministri Berisha ka thënë se e di që opozita nuk do ta votojë buxhetin sepse ata janë më shumë të interesuar për kurbanin se sa për vendin dhe se kanë ngelur viktimë e sindromës së tunelit.
Fjalën e ka marrë deputetja e partisë socialiste Mimi Kodheli e cila ka renditur të metat dhe difektet e këtij projekt buxheti edhe në shifra, ndër të tjera ajo ka deklaruar se borxhi i Shqípërisë është 2,2 herë më i lartë se prodhimi i brendshëm vjetor.
Pasi ka akuzuar kryeministrin se ai sot paguan më pak taksa se në të kaluarën, e pasi ka renditur mangësitë e thella dhe prerjet në sektorë strategjikë që parashikon ky projekt buxhet, ka deklaruar se vota e opozitës është me popullin por kundër qeverisë e buxhetit të saj.
Sipas deputetes së partisë demokratike Majlinda Bregu buxheti i vitit 2012 synon plotësimin e rekomandimeve të Bashkimit Europian. Ajo pasi ka deklaruar se kush refuzon buxhetin refuzon rekomandimet e BE-së, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që, të lënë mënjanë sloganin e kryetarit të tyre sipas të cilit vetëm ata e bëjnë më mirë, dhe të miratojnë buxhetin në të mirë të vendit.
Ministri i financave Ridvan Bode i është përgjigjur akuzave dhe replikave të deputetëve të opozitës duke thënë se retorika e tyre nuk ka të bëjë fare me buxhetin, dhe se ata deformojnë të dhënat ekonomike. Ministri Bode ka deklaruar se rritja ka qenë reale dhe e fortë, dhe se sistemi bankar shqiptar është solid dhe i qëndrueshëm.
Më pas zoti Bode ka thënë se kriza e vendeve fqinjë do të ndikojë në rritjen e riskut, por se qeveria ka marrë parasysh efektet e krizësnë hartimin e këtij projekt buxheti.
Pasi deputetë të mazhorancës kanë ftuar kolegët opozitarë të votojnë buxhetin, e pasi në mesnatë është shfaqur një buqetë me lule në krysinë e kuvendit në shenjë urimi për ditëlindjen e kryetares zonjës Jozefina Topalli, ka nisur procedura e numërimit të të pranishmëve dhe e votimit të projekt buxhetit.
Projekt buxheti i vitit 2012 është votuar e miratuar me 74 vota pro dhe 56 kundër.
(d.b/ar.si/BalkanWeb) Lidhje te tjera BUXHETI, DISKUTIMET PLOT DEBAT NE PARLAMENT Buxheti 2012, Rama-PD: Ju se bëni dot, ne do e bëjmë më mirë Replika Berisha-Blushi për sheshin Skenderbej