Fjala e Berishës në Parlament, Çifti Peza padit kryeministrin për shpifje
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë betejën e radhës me drejtësinë shqiptare. Dy ditë më parë, deputeti socialist Dashamir Peza dhe bashkëshortja e tij, Entela Peza i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një padi penale ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar. Përmes kësaj padie, çifti Peza e akuzon kreun e qeverisë për shpifje, duke marrë shkas nga një fjalim i z.Berisha në një nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vitit 2009. "Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij të largohet natën e lemerisur?", - ishte deklarata e kryeministrit, që duket se nuk është kapërdirë nga deputeti socialist Peza dhe bashkëshortja e tij, Entela. Ndaj të dy kanë vendosur t'i drejtohen gjykatës duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e kreut të qeverisë për akuzën e shpifjes, pasi siç shprehen në padinë e tyre, deklaratat e kryeministrit nuk janë gjë tjetër veçse shpifje të bëra publikisht.
Dje gjykata e Lartë përmes shortit përcaktoi dhe kolegjin penal që do të shqyrtojë padinë e deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij. "Në Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.11/11 akti, në ngarkim të të akuzuarit Z. Sali Berisha dhe akuzues Z. Dashamir Peza dhe Znj. Entela Peza, me objekt "Shpifje"", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. Shorti me gogla ka përcaktuar si relator të çështjes gjykatësin, Ardian Nuni. Ndërsa Arjana Fullani, Besnik Imeraj, Guxim Zenelaj dhe Medi Bici do të jenë anëtarë të kolegjit penal që do të shqyrtojë padinë në fjalë.
Padia e çiftit Peza nuk është e para e kësaj natyre bërë në gjykatën e Lartë ndaj numrit një të qeverisë shqiptare. Më herët në këtë gjykatë janë pushuar disa padi të tjera bërë ndaj z.Berisha për akuzën e shpifjes.
Rreth një vit më parë Gjykata e lartë pushoi padinë e Aneta Ramës, nënës së kryesocialistit Edi Rama, e cila e akuzonte kryeministrin Berisha për shpifje të bëra botërisht nga foltorja e Kuvendit. Kolegji penal me relatore Arjana Fullanin u shpreh atë kohë se "vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama, nuk i kundërdrejtohet asaj" ndaj vendos të mos fillojë procedimin ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar. Pikërisht në të njëjtin fjalim për të cilin e paditi Aneta Rama, ka vendosur t'i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe deputeti socialist Dashamir Peza dhe bashkëshortja e tij.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)