Kuvend, opozita: Sektori energjitik, në gjendje të mjeruar

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot huanë shtesë prej 15.5 milionë euro nga BERZH-i për projektin e sigurisë së digave.
Deputetët e Partisë Socialiste kanë deklaruar sot në seancën plenare se sistemi energjetik në vend është i mjerë.
Në fjalën e saj deputetja e PS-së Mimi Kodheli e cilësoi si të domosdoshëm projektin dhe investimet për sigurinë e digave në HEC-e por u shpreh se sistemi energjetik po degjeneron nga dita në ditë. Sipas Kodhelit pavarësisht investimeve të bëra nga qeveria për digat, kjo e fundit ende nuk i ka dëmshpërblyer qytetarët e përmbytur.
Ndërsa deputeti i PS-së Erjon Braçe ka deklaruar se gjëndja e tre veprave hidrike është e rrezikshme ndërsa shtoi se marrja e huasë është e vonuar. “Që nga përshkrimi që i bëni punimeve që do të bëhen përmes kësaj huaje, ky projekt është i vonuar ndërsa gjëndja e tre veprave hidrike është e mjerë, për të mos thënë që është e rrezikshme” theksoi Braçe.
Braçe ka theksuar më tej se i cili theksoi se KESH është i zhytur në borxhe dhe këto po e vuajnë konsumatorët shqiptare, me faturat e fryra që detyrohen të paguajnë. Sipas tij kompanitë e sigurimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike janë futur në një labirint borxhesh, të cilat rëndojnë në mënyrë abuzive në xhepat e konsumatorëve përmes rritjes së çmimit.
“Niveli aktual i kredive të zhvillimit të marra nga KESH-i është 208.8 milionë euro. Sikur të ishte vetëm kaq borxhi i KESH-it do të ishte mall, sepse një tjetër tabelë tregon borxhin e tij ndaj bankave të nivelit të dytë. Në janar 2012, shifrat tregojnë se KESH kishte borxh 140.1 milionë euro të tjera. Borxhet principale arrijnë mbi 450 milionë euro” shtoi Braçe.
Projekti "Siguria e digave" përfshin rehabilitimin e pajisjeve të HEC-eve në kaskadën e lumit Drin, në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës në rehabilitimin e ujëshkarkuesve në tri digat dhe rehabilitimin e HEC-it të Komanit, rinovimin e pajisjeve elektro-mekanike, zëvendësimin e sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit.