Vllaznia, barazimi e le pas Tiranes
Tirana-Vllaznia 1-1
Shenues: Devolli 81'/ Boadu 32'
Tirana: Nallbani, Lila, Osmani, Dabulla (Arapi 70'), Abraham, Peza, Devolli, Muzaka, Agolli, Sefa (Deliallisi 70'), D. Xhafaj. Trajneri Blaz Slishkovic
Vllaznia: Grima, Osja, Beqiri, Brashic, Lici, Smajli, I. Nallbani, Belisha, Doci (Hoti 89'), Dhembi, Shtupina (84'), Boadu. Trajner: Agim Canaj
Gjyqtare: L. Jemini, E. Doda, S. Avdo
Katone te verdhe: Agolli, Devolli, Arapi, Nallbani/Beqiri, Lici
Ndeshje kryesore e javes se 12-te mes Tiranes dhe Vllaznise eshte mbyllur ne barazim, 1-1. Bardheblute mbeten ne krye te Kategorise Superiore, kurse Vllaznia e ndjek me nje pike, ne vend te dyte. Barazimi i djeshem gezoi me teper Vllaznine, e cila edhe mund te kishte fituar nese do te kishte shfrytezuar rastet e pjeses se pare. Vllaznia luajti ne pjesen e pare me te mire se Tirana. Trajneri Agim Canaj, ne mungese te Sinanit, preferoi vetem nje sulmues, ganezin Buadu. Pas tij, me i terhequr, ne rolin e nje gjysmesulmuesi luante mesfushori, Paulin Dhembi. Ky i fundit doli disa here para portes se Nallbanit, pa mundur dot te shenonte golin e shtate, qe do ta vinte ne krye te golashenuesve. Por Tirana e rriti agresivitetin ne fushe dhe u shfaq krejt ndryshe para Vllaznise, ne pjesen e dyte. Pervec golit qe shenoi ne 10 minutat e fundit, Xhafa pati rastin ideal per te shenuar edhe egolin e fitores, por trau i portes qe mbrohej nga Grima, shpetoi kuqeblute nga humbja.
Golat
Ne pjesen e pare, pas nje depertimi drejt zones, ne minuten e 32-te te ndeshjes, ganezi i ardhur kete sezon nga Hacetepe te Vllaznia, Boadu kaloi Vllaznine ne epersi. Ne minuten e 81-te te ndeshjes, Tirana konkretizoi me sukses me ane te Devollit nje rast, pas rremujes se krijuar ne zonen shkodrane.
Trajneret
Trajneri i Vllaznise, Agim Canaj u shpreh pas ndeshjes se: "Ne pjesen e dyte ne nuk luajtem si ne pjesen e pare, duke mos ruajtur rezultatin." Sipas trajnerit te shkodraneve, ekipi i tij duhet te kishte reaguar me mire ne pjesen e pare, pasi me rastet mund te kishte shenuar me shume se nje gol. Ne fund edhe nje falenderim per tifozet shkodrane. Nga ana tjeter, trajneri i Tiranes, Blaz Slishkovic u shpreh se barazimi ishte rezultati me i drejte. "Nje pjese e pare, me e mire per Vllaznine. Tirana beri gabime dhe nuk ishte e qarte ne loje,' - theksoi trajneri i Tiranes. - "Ne pjesen e dyte lojtaret e Tiranes luajten me zemer dhe si rezultat i presionit shenuan golin e barazimit. Mendoj se barazimi ishte rezultati me i drejte. Tirana duhet te kete kujdes ne ndeshjet e tjera, per te ruajtur kreun."
Aranit Muraci
Kategoria Superiore
Java e 12-tw
Tirana-Vllaznia 1-1
Boadu 32'/Devolli 81'
Apolonia- Elbasani 2-2
Xhunior 27' Dhrami 76'/ Bejzade 41', Abazaj 51'
Flamurtari- Besa 2-0
Brajkovic 53', Caushaj 91'
Bylis- Shkumbini 2-1
Neves 28', Dalipi 78'/ Nora 58'
Partizani- Lushnja 0-0
Teuta-Dinamo 0-0
Klasifikimi
Tirana 23 pike
Vllaznia 22
Shkumbinm 19
Dinamo 18
Elbasani 17
Teuta 17
Flamurtari 16
Besa 16
Bylis 15
Apolonia 12
Partizani 8
Lushnja 8
Presidenti
Ne tribune "vip", pervec donatoreve te Tiranes Halili dhe Ngjela dhe presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj ishte i pranishem per te ndjekur ekipin tij te zemres edhe nje tifoz special, presidenti i Republikes, z. Bamir Topi.
Spektakli
Per t'i dhene ngjyra spektakli ndeshjes se djeshme klubi Tirana kishte organizuar ne afersi te fushes edhe nje grup me vajza te shkollave te mesme te kryeqytetit. Para ndeshjes degjohej muzike dhe kenge te trevave tironse.
2 portieret
E ekipeve respektive, Blendi Nallbani i Tiranes dhe Admir Grima i Vllaznise, ishin kapitene ne ndeshjen e djeshme. Ne fakt, e gjitha ndodhi per koecidence, pasi mungonte Muka, kapiten i Tiranes dhe Sinani, kapiten i Vllaznise.
2 barazime
ne perballjet mes Tiranes dhe Vllaznise, ne kete sezon. Edhe ne Shkoder ndeshja e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0. Deri ne fund te pjeses se pare te kampionatit, mbetet ne dileme ekipi qe do te jete ne krye.
Tifozet konflikt, ne shkallet e stadiumit
Ne shkallet e stadiumit "Qemal Stafa", ndeshja mes Tiranes dhe Vllaznise solli nje fare interesi, po jo ne permasat qe pritej. Kishte nje dominim te lehte te tifozeve shkodrane, qe ndodheshin te vecuar nga tifozet bardheblu. Por ne pjesen e dyte, sharjet ne kor mes tifozeve nga te dy kampet krijuan nje konflikt qe i zgjidh me nderhyrjen e policise. Grupi i forcave speciale, pa nderhyre mire, vuri ne qetesi turmat e irrituara, ne shkallet e stadiumit.