E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferte serbit Tosic, ne vend te Gigs

Mancester Junajtid afron 8 milione sterlina per te marre sherbimet e mesfushorit serb, Zoran Tosic. Lajmin e ben te ditur "Daily Mail". 21-vjecari qe luan ne krah, eshte vene ne shenjester te klubeve te medha ne Evrope, pas paraqitjes se mire qe po ben me ekipin U-21 te Serbise. Mancester Junajtid pritet te firmose nje kontrate me Tosic ne muajin Janar. Mesfushori luan aktualisht me Partizanin e Beogradit dhe eshte nje nder lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi. Tosic ka luajtur gjashte ndeshjen me ekipin kombetare te Serbise, ne 14 takimet e vitit te kaluar. Junajtid e ka vene ne shenjester Tosic, per shkak se roli i tij pershtatet me nevojen aktuale qe ka ekipi i Alkes Ferguson. Sipas specialisteve, Tosic pritet te zevendesoje mesfushorin, Rajan Gigs.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›