E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet për drogë 27-vjeçari

Lenda e gjetur ne shtepine e te arrestuarit

Një tjetër person është arrestuar për trafik lëndësh narkotike dje në Gjirokastër.

Thanas Proko, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Llongo të komunës Dropulli i Sipërm, i njohur nga policia si përdorues dhe transportues i lëndëve narkotike, është vënë në pranga teksa përpiqej të shkatërronte dyert e komunës.

Sipas policisë, 27-vjeçari kërkonte nënën e tij, e cila kishte shkuar në ambientet e komunës për të denoncuar veprimet e djalit dhe lëndën narkotike që ai mbante të fshehur në shtëpi.

Në momentin e ka mbërritjes së policisë, 27-vjeçari Proko është larguar me vrap, por pas disa orë ndjekjeje, uniformat blu kanë mundur ta vënë në pranga.

Më pas, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet edhe lënda narkotike që kishte denoncuar gruaja e moshuar, rreth 2 kilogramë mariuanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprime të mëtejshme për veprën penale të Prodhim dhe shitje të narkotikëve, Shkatërrim prone, si dhe prishje të rendit dhe sigurisë publike. / Entela Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›