Makina përplas motorin, një i plagosur

Foto ilustruese / Arkiv
Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në aksin LezhëShëngjin.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si Xhenio, ku një kamionçinë ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar më pas në spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërkohë, policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit. / G.N.