E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sërish në rend dite ligjet me 3/5

Kuvendi pritet të marrë në shqyrtim projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash. Edhe pse këto ligje janë vendosur në rendin e ditës të çdo seance plenare, miratimi i tyre është shtyrë pasi nuk ka marrë konsensusin e opozitës. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të japë votën e saj pa u shqyrtuar më parë pakti prej 10 pikash.
 

Projektligjet e vendosura në rend të ditës janë pr/ligji për Gjykatën Administrative, projekligjet për Kodin Penal dhe atë civil si dhe projektligjet për Kodin Rrugor dhe atë detar.
 

Në seancën e sotme ishte parashikuar dhe një interpelancë me ministrin e Brenshëm, Bujar Nishani, kërkuar nga deputeti i opozites Gazmir Bizhga, por me kërkesë të vetë deputetit, kjo interpelancë është shtyrë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›