E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënkryetari i KLD-së: Jo nepotizmit nëpër gjykata

Kreshnik Spahiu ka përmendur se një nga shkaqet e zvarritjeve të gjyqeve është se gjyqtarët janë të përfshirë edhe në jetën akademike

Korçë Numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në gjykatën e Korçës, jo nepotizmit brenda gjykatave. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar nga Korça se dy janë problemet më madhore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në vend. Nga njëra anë vonesa e afateve për shkak të angazhimeve të tjera të gjyqtarëve, si pedagogë të universiteteve që çojnë në disa raste në vonesa të proceseve dhe nga ana tjetër çështja e nepotizmit brenda sistemit.

Deklarata

“Për shkak të oligarkisë dhe ngarkesës që shpesh shkaktohet vonesa në respektimin e afateve. Një tjetër shqetësim është nepotizmi i cili është qoftë në gjykatën tuaj, qoftë në gjykata të tjera të vendit, për të cilin do të merren masa”, theksoi Spahiu gjatë fjalës së tij. Sipas Spahiut, nepotizmi dhe mungesa e disiplinës janë ulur këmbëkryq në gjykatën e Korçës, ku ai u ndal gjatë të hënës. Ai ka vlerësuar mënyrën e organizimit të punës nga gjyqtarët e kësaj gjykate, duke theksuar se gjatë këtij viti është rritur efikasiteti i gjykimit të çështjeve penale. Përsa i përket konflikteve civile, nga analiza rezulton se shumica prej tyre kanë përfunduar në afate të arsyeshme kohore. Sipas Spahiut dy janë problematikat me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor shqiptar, për të cilat KLD ka kërkuar edhe asistencën e ekspertëve të BE-së; angazhimi i gjyqtarëve në procesin e mësimdhënies shpesh herë bie ndesh me orarin zyrtar dhe orarin e seancave gjyqësore, duke sjellë në këtë mënyrë zvarritjen e pajustifikuar të proceseve. Për mos respektimit e disiplinës formale nga ana e gjyqtarëve në punë, KLD-ja ka aplikuar dhe do të vazhdojnë të aplikojë procedime disiplinore. Shqetësuese në këtë drejtim mbeten sidomos udhëtimet e gjyqtarëve jashtë vendit, pa marrë lejë dhe miratimin përkatës Nga ana tjetër Spahiu ka theksuar se sistemi gjyqësor shqiptar sot përballet edhe me nepotizmin dhe me lidhjet familjare, të cilat nuk garantojnë paanshmërinë e proceseve gjyqësore.

Standardet

Më tej nënkryetari i KLD- së ka kërkuar nga gjyqtarët e Korçës rritjen e standardit të gjykimeve, për një proces të rregullt ligjor, gjykimin brenda një afati të arsyeshëm dhe rritjen e besueshmërisë së publikut ndaj sistemit gjyqësor. Gjatë vitit 2010 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë janë paraqitur për gjykim plot 6083 çështje, nga të cilat kanë përfunduar 5342 çështje. Porsa i përket çështjeve penale të themelit, ato janë 37 më tepër se viti 2009 dhe masat e sigurimit janë 95 më shumë se i njëjti vit. Mesatarisht çdo gjyqtar i gjykatës së Korçës gjatë vitit 2010 ka shqyrtuar 297 çështje një numër ky i konsiderueshëm. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›