E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i rregullores, opozita braktis seancën

Tiranë- Në kohën që në Parlament nisi procedura për miratimin e ndryshimit të rregullores, opozita ka braktisur seancën. Si kishte paralajmëruar që në drekë, fill pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj ka kërkuar fjalën, duke e cilësuar këtë gjë, një absurditet dhe padrejtësi.

“PS-ja ka shprehur që në fillim rezervat e saj për këtë procedurë që po ndiqet për ndryshimin e përshpejtuar të rregullores”- tha ajo.

Sipas saj, dhe deputetëve të PS-së, të pranishëm në sallë rregullorja nuk mund të ndryshohet pa konsensus.

“Është absurde që rregullorja të ndryshohet me procedurë të përshpejtuar, ne kemi kërkiar me kohë ngritjen e një grupi pune, që do të marrë në konsideratë të gjithë propozimet e bëra”- tha ajo.

Ndërkohë, opozita la sallën e Kuvendit, pasi e quajti këtë një tregim”dhëmbësh” për presidentin, në prag të dërgimit nga ai të dekleteve për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›