E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj: Ndryshimet duhet ti bëjmë me opozitën

Deputeti Besnik Mustafaj ka kërkuar sot që ndryshimet në rregullore duhet të bëhen ,e praninë e opozitës. Ai ka kujtuar se në rregulloren e parë janë marrë parasysh edhe vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, kur kanë qenë në opozitë.

“Ata janë dakord që rregullorja meriton ndryshme të rëndësishme. Kemi propozim mediatik për të bërë ndryshime. E nevojshme është që ekziston mundësia që të arrihet një konsensus me ta”- tha ai, duke theksuar se nuk ka nevojë për ngutje në këtë drejtim.

Sipas tij, opozita ka marrë pjesë në ndryshime më të rëndësishme, si kushtetuta dhe dokumente të tjera. Ai ka kërkuar negociata. “Nuk ka asnjë ngut, le të shterojmë të gjitha mundësitë, për të arritur marrëveshjet e pastaj të vazhdojmë”- tha ai.

Mustafaj u ndal edhe në përplasjen e përfolur mes parlamentit dhe presidentit. “Ne mund të tregojmë se nuk ka përplasje vetëm përmes veprimeve dhe ne duhet të bëjmë ç’është e mundur që ndryshimet të mos lënë vend për interpretime se po ndryshohet rregullorja me shpejtësi për t’iu kundërvënë presidentit”- tha ai.

Në fund, ai ka pranuar se projekti është konfuz dhe meriton relatime shumë serioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›