E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, pranga 50-vjeçares për hashash

Vlorë- Penalizmi për narkotikët do të vijojë të mos përjashtojë asnjë kategori personash. Edhe femrat do të përgjigjen njësoj para ligjit për mbjelljet e hashashit, në një kohë që gjykata për ato që kanë përsipër autorësinë, po vijon me dënime konkrete.

Rasti më i fundit është shënuar sot në fshatin Risili. Nga ana e efektivëve të seksionit të luftës kundër narkotikëve është bërë ndalimi i shtetases Ervehe Hysaj, 50-vjeç, lindur dhe banuese në fshatin Risili.

Sipas policisë, 50-vjeçarja, në janar të 2008 është deklaruar fajtore nga gjykata e shkallës së parë të Vlorës për veprën penale të kultivimit të narkotikëve dhe është dënuar për këtë me tre vjet burg.

Gjithçka ka nisur pas një kontrolli të ushtruar në gusht të2005-ës në banesën e Hysaj. Në një sipërfaqe të oborrit të saj janë gjetur të mbjella 300 rrënjë narkotike kanabis sativa.

Vetë gruaja ka pranuar autorësinë. Janë të shumta rastet kur pavarësisht mbjelljeve, autorësia është pranuar nga gra dhe mosha të treta, për të minimizuar dënimet, por gjykata e vlorës nuk ka mbajtur parasysh faktorë të tillë si mosha, duke vënë para përgjegjësisë cilindo autor referuar bazës ligjore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›