Kuvend, zhvillohet seanca e radhës, deputet grevistë brenda në sallë
Tiranë- Deputetet mbeshtetes te grevisteve kane kerkuar nderprerjen e seances se sotme, nisur dy ore me vonese per shkak te greves qe zhvillohet prej 4 ditesh ne sallen e seancave plenare. Nderkohe qe mazhoranca dhe opozita kane deklaruar se puna duhet te vijoje normalisht. Pas debatit te lire 60 minutesh, jashte rendit te dites kuvendi po vijon punen me rendin e dites, me miratimin e disa projektligjeve. Ne radhen e mbeshtetesve te grevisteve jane rreshtuar sot deputetet Spartak Ngjela, Nikoll Lesi dhe Luan Memushi. Deputeti Luan Memushi kërkoi ndërprerjen e seancës së sotme plenare, pasi sipas tij, "nuk është një ditë normale kur disa deputetë janë në grevë prej disa ditësh".Ndëkohë pas Memushit e mori fjalën dhe deputeti i PDK-së, Frrok Gjini, pjesëmarës në grevë, i cili gjithashtu kërkoi pezullimin e seancës së sotme. "Nuk do te levizim nga salla pa arritur qellimin tone, ketu do te vdesim "- ka thene ai. Deputeti Jak Ndoka ka kerkuar te njejten gje nga koleget deputete, duke mos e quajtur normale vijimin e seances ne kushte te tilla. 11.50Nis seanca ne Kuvend, grevistet brenda ne salle Tiranë- Ka nisur seanca plenare e radhes ne Kuvendin e Shqiperise. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka delaruar nisjen nornmale te punimeve dhe ka prezantuar rendit e dites. Brenda ne salle, poshte radhes se kabinetit qeveritar, perbri foltores se Kuvendit, jane te rreshtuar 10 deputetet greviste.Ne seancen jashte rendit te dites deputeti Luan Memushi ka kerkuar nderprerjen e seances dhe jo zhvillimin normal, sikur asgje te mos kete ndodhur. Në seancën e sotme, nisur 2 ore me vonese, parashikohet shqyrtimi i disa projektligjeve, si ai “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë aleate për transformimin e (HOSACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s”, “Për miratimin e strukturës dhe organikës të punonjësve të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2008 - 2009”etj.10.45Kuvend, grupi i PS-se: Te vijoje normalisht seancaTiranë- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pas një mbledhjeje të zhvilluar pak më parë në Kuvend është shprehur i vendosur për vijimin normal të seancës plenare. Sipas burimeve nga grupi, mësohet se greva e urisës së deputetëve, nuk duhet të pengojë ecurinë normale të punës së Parlemantit te Shqiperise.
Kuvendi i Shqipërisë ende nuk është mbledhur në seancën e radhës, që nis çdo të enjte në orën 10:00, për shkak të situatës së krijuar nga greva e 10 deputetëve të partive të vogla, lidhur me Kodin Zgjedhor. Grupi i deputetëve të partive të vogla është futur në grevë prej së hënës në mbrëmje, ne mjediset e sallës së seancës plenare. Nderkohe para ambineteve te Kuvendit protestues te shumte jane shprehur ne mbeshtetje te deputeteve greviste te LSI-se dhe PDK-se.
Edhe pas kërkesës së bërë nga konferenca e Kryetarëve, një ditë më parë grevistët janë shprehur të vendosur për të vahzduar grevën dhe kanë deklaruar se nuk do të dalin nga salla ku janë ngujuar.