Kuvend,debate për tvsh-në e letërnjoftimeve

Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për kartat e identitetit është shoqëruar me debate të forta në seancën plenare të së hënës. Opozita ka kritikuar trajtimin e privilegjuar të kompanisë Sagem, pasi sipas tyre kjo masë nuk ndikon në uljen e çmimit për qytetarët. Për më tepër sipas opozitës procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit ka nevojë për më shumë transparencë. Përballë këtyre pretendimeve maxhoranca ka përsëritur se ekzistojnë të gjitha mundësite për të pajisur me letërnjoftim para datës së zgjedhjeve të gjithe qytetarët që nuk kanë një pasaportë.Parlamenti ka miratuar edhe një ndryshim në kodin zgjedhor që ka të bëjë me zëvendësimin e fjalës kartë identiteti me fjalën letërnjoftim. Po ashtu pavarësisht kritikave nga opozita , maxhoranca ka votuar edhe ndryshimet në ligjin për akcizën.