Kuvendi Civil protestë: Maqedonia të kërkojë falje për koret raciste
TIRANË- Kuvendi Civil ka zhvilluar sot një protestë përpara Ambasadës maqedonase në Tiranë pas skandalit të së martës kur mijëra tifozë maqedonas fyen simbolet kombëtare shqiptare gjatë ndeshjes miqësore mes kombëtares sonë dhe asaj maqedonase në Prilep.
Kuvendi Civil kërkoi nga ambasada dhe qeveria maqedonase të kërkojnë falje publike për thirrjet antishqiptare në Prilep, ndërsa u shprehën të vendosur në moslejimin e incidenteve të tilla, pasi në të kundërt protestat e tyre do të përshkallëzohen.
Përfaqësues të Kuvendit Civil u shprehen të vendosur në mbrojtjen e dinjitetit të kombit, ndërsa kënduan e hodhën parrulla kombëtare gjatë protestës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)