Vlorë, arrestohet ish-keu i Hipotekës, lirohet një ditë më pas
VLORE-Ish-kreu i Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj që u arrestua mbrëmjen e së mërkurës për shpërdorim detyre u lirua ditën e sotme.
Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale të cilat ende nuk bëjnë të qartë arsyen e lirimit të 42-vjecarit
Dyshohet se Banushaj ndryshoi pronësinë në favor të vjehrrit të tij.
Policia e Vlorës arrestoi mbrëmjen e së mërkurës ish-kyeregjistruesin e Pasurive të Paluajtëshme, Edmond Banushaj, i dyshuar për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave zyrtare”, në kohën kur ai ushtronte funksionin e drejtuesit të këtij institucioni në qytetin bregdetar.
Sipas policisë, 50 vjeçari Edmond Banushaj, ish kryeregjistrues për periudhën 2007-02009 , u ndalua në banesën e tij, gjatë një aksioni të uniformave blu në Vlorë.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas hetimeve nga Seksioni i Krimit Ekonomik, nga ku rezultoi se nga viti 2007-2009, koha kur Banushaj ushtronte funksionin e kryeregjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në Vlorë, me veprime të paligjëshme dhe përmes fallsifikimit të dokumentave (deklaratat e kufitarëve të pronave), ka bërë korigjimet e hartave dhe kartelave pasurore, duke favorizuar regjistrimin e këtyre pronave në emër të familjarëve të tij”, saktësuan burimet zyrtare të Policisë.
Hetimet ndaj ish kryeregjistruesit të Vlorës, nisën në 30 korrik të këtij viti, pas kallzimit të një shtetasi, me pretendimin se, këtij të fundit nuk i ishte regjistruar një pronë prej 2500 metrash katrorë, e ndodhur në lagjen "11 Janari" të qytetit, të cilën qytetari e kishte përfituar sipas ligjirt 7501 dhe të konfirmuar nga Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë.
Dy vjet më parë, Banushaj ka qenë i proceduar për të njëjtën vepër penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”.
Banushaj u arrestua edhe në 2009 dhe u lirua 3 ditë më pas.
Ndërkohë Policia e Vlorës konfirmoi dje se ndaj ish-kreut të Hipotekës ka disa kallezime penale nga qytetarë të ndryshëm.
(da.bo/BalkanWeb)