E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina ofron më shumë hua se Banka Botërore

Dy Bankat Shtetërore të Kinës japin më shumë hua se sa Banka Botërore, u vërtetua në një raport të publikuar sot në “Financial Times”.

Banka Kineze e Zhvillimit dhe Banka Kineze e Eksport-Importit ofruan hua deri në 110 miliard dollarë, për vendet në zhvillim, në vitet 2009 dhe 2010.

Ndërkohë, Banka Botërore, në tre vjetët e fundit ka huazuar vetëm 100 miliad dollarë. Dy Bankat Kineze nuk kanë vënë në dispozicion lëvizjet e plota të parave, kështu që raporti mund të zvogëlojë shifrat.

Të dhënat janë marrë nga investimet dhe raportimet që kanë publikuar vetë vendet huamarrëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›