E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi: Xhafaj të kërkojë falje për shpifjet Topallit

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave mediatike të deputetit Fatmir Xhafaj

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave mediatike të deputetit Fatmir Xhafaj për emërimin e anëtarëve të Komisionit Hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Kuvendi sqaron se emrat e deputetëve pjesë të këtij komisioni janë bërë publikë që në këtë seancë. Lidhur me deklaratat e pavërteta dhe të papërshtatshme të zotit Fatmir Xhafaj, i bëjmë të ditur opinionit publik, që ka ndjekur në transmetim direkt seancën plenare të datës 19.03.2010, se kryetarja e Kuvendit i ka lexuar gjatë seancës plenare emrat e sjellë nga grupi i mazhorancës për anëtarë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet, dhe jo siç thotë zoti Xhafaj se, emrat janë shtuar pas seancës, - sqaron Kuvendi. Legjislativi është treguar i gatshëm të verë në dispozicion të zotin Xhafaj si dhe zotin Rama të gjitha kasetat filmike të seancës, ku Kryetarja e Kuvendit ka lexuar Vendimin së bashku me emrat. I kërkojmë zotit Xhafaj ti kërkojë ndjesë të thellë kryetares së Kuvendit për gënjeshtrën dhe shpifjen e bërë dje gjatë një emisioni televiziv, - përfundon reagimi i Kuvendit të Shqipërisë. Dy ditë më parë, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, deklaroi se Kuvendi në shkelje të ligjit ka miratuar më pas emrat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për zgjedhjet dhe jo në seancën ku u miratua dhe ngritja e këtij komisioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›