Kuvendi diskuton projektbuxhetin për vitin 2009
Berisha, batuta dhe akuza me deputetët dhe ish-ministrat socialistë. Opozita: “Projektbuxheti është elektoral, jepini fund korrupsionit”
Deputetët kanë diskutuar gjatë seancës së djeshme parlamentare projektbuxhetin për vitin 2009 të paraqitur nga qeveria “Berisha”. Gjatë fjalës së tij maratonë përpara deputetëve, kryeministri Berisha e ka cilësuar buxhetin si më të mirin dhe që realizon të gjitha premtimet e programit politik të PD-së. Kryeministri ka bërë një panoramë të detajuar të projektbuxhetit, duke e cilësuar atë në fund si buxhetin e fitores së PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka lëshuar batuta humori dhe akuza kundrejt deputetëve dhe ish-ministrave socialistë. Kreu i qeverisë nuk ka hezituar të thumbojë edhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. “Ne sponsorizuam politikisht Edi Ramën. Ai e ka me ju problemin, as me mua, as me Fatos Nanon. Fatos Nano e bëri kryetar PS-je”, - është shprehur Berisha. Deputetët opozitarë e kanë kundërshtuar projektbuxhetin e qeverisë, duke e cilësuar atë të fundit për Berishën. Sipas tyre, ky projektbuxhet bëhet në kushtet e një krize ekonomike dhe nuk realizon premtimet e bëra në programin politik të PD-së. Po kështu, deputetët socialistë e kanë cilësuar buxhetin elektoral si një buxhet që nuk parashikon një platformë për të përballuar krizën ekonomike botërore.
Opozita
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, duke bërë një krahasim të programit të PD-së të paraqitur në vitin 2005 dhe punës së bërë nga qeveria gjatë 4 viteve, tha se nuk janë mbajtur mbi 20 premtime të bujshme të kryeministrit Berisha. Braçe tha se rritja ekonomike, e cila ishte premtuar të ishte 7%, sipas FMN-së në vitin 2009 është 3.7%, duke shënuar një premtim të pambajtur. Braçe tha se Berisha s’ka mbajtur premtimin për përjashtimin e biznesit të vogël nga taksat, nuk ka nisur ndërtimin e korridorit veri-jug, nuk ka ndërtuar 4000 rrugë rurale, nuk ka garantuar 24 orë ujë për qytetet turistike, nuk ka mbajtur premtimin për energjinë elektrike, e cila nuk do t’i mungonte asnjë familjeje. Po kështu, Braçe tha se qeveria nuk ka bërë reformë në sistemin shëndetësor, nuk ka bërë reformën e pronësisë, ndërsa procesi i legalizimeve nuk ka nisur ende dhe jo më të përfundojë. Ndërsa ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, u shpreh se qeveria ka dështuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit. “Abuzuese, shpërdoruese dhe korruptive duket politika e investimeve publike për vitin 2009”, - është shprehur Malaj. Ai tha se projektet që po çelen në prag të fushatës elektorale do të rëndojnë zvarritjen e shumë investimeve të nisura dhe të papërfunduara për disa vite rresht.
“Shqetësimi ynë është dështimi për investimet në sektorët jetikë: arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Ky buxhet mbyll mandatin 4-vjeçar të PD-së. Kjo është arsyeja pse sot sistemi arsimor dhe shëndetësor ndodhen në një gjendje kritike. Drejtuesit në arsim dhe shëndetësi ndryshojnë sa herë ndryshon ministri; administrata ndryshon sa herë ndryshon ministri”, - është shprehur Malaj. Ai tha se buxheti social i vitit 2009 në vlera reale është më i vogël se ai i vitit 2008, qeveria nuk ka politika, instrumente dhe fonde t’i asistojë më të varfërit e vendit të saj. Edhe deputetët e tjerë të PS-së u shprehën kundër projektbuxhetit 2009, duke shprehur pakënaqësi për ndarjen e fondeve për pushtetin vendor dhe për institucionet e pavarura. Deputetët opozitarë u shprehën skeptikë edhe për mundësinë e paraqitjes së një projektbuxheti të dytë nga qeveria në prag të fushatës së ardhshme elektorale.
Maxhoranca
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha renditi arritjet e qeverisë së tij gjatë katër viteve në pushtet. Ai tha se qeveria ka dyfishuar rrogat dhe pensionet. “Në 8 vjet, pensionistët ju i trajtuat si asnjë vend tjetër në Europë duke ia rritur pensionin me thërrime”, - është shprehur Berisha, ndërsa bëri të ditur se pensionet e qytetit janë rritur me 50-80 % kurse të fshatit me 150%. Berisha tha se qeveria ka dyfishuar buxhetin për arsimin gjatë katër viteve, duke investuar në këtë sektor 163 miliardë lekë. “Me këtë buxhet, përveç dyfishimit të të gjitha rrogave, ne ndërtojmë dhe 340 shkolla, ndryshe nga kryetari me korrespondencë i Bashkisë së Tiranës, i cili jep leje ndërtimi për kazino por djeg 2 miliardë lekë për ndërtimin e 8 shkollave të reja dhe rikonstruksionin e 12 shkollave ekzistuese”, - është shprehur Berisha. Përsa i përket sektorit të Shëndetësisë, Berisha tha se reforma do të ndalet në tre drejtime kryesore, konkretisht në: dyfishimin e rrogave të mjekëve dhe infermierëve, dixhitalizimin e sistemit të shëndetësisë dhe vendosjen e sistemit të ri financiar në shëndetësi. Kryeministri është ndalur gjatë në investimet në infrastrukturë, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2008 qeveria ka investuar 16 herë më shumë se PS-ja në ndërtimin e rrugëve rurale. Berisha bëri të ditur se inflacioni për vitin 2008 ka qenë 2.8 %, më ulti në rajonin e Ballkanit. Ai tha se qeveria gjatë 4 viteve ka mbledhur nga tatimet dhe taksat 1.2 trilionë lekë të ardhura dhe kjo si pasojë e luftës kundër korrupsionit. Berisha u shpreh se qeveria po ndërton “rrugën e shekullit” që është Rruga Durrës-Kukës duke mbajtur premtimin e bërë.
21 Nentor 2008