E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi heq skafet, lejon skuterat

 BLEDAR HOTIKuvendi cakton dhe për tre vite moratoriumin e skafeve, duke shpëtuar nga ndëshkimi motorët sportivë të ujit. Maxhoranca është tërhequr nga ideja për të bllokuar motorët e ujit, skuter gjatë sezonit të verës, për shkak se Ministria e Brendshme i cilësonte edhe si pjesë të përfshirjes në trafiqet e paligjshme. Por kanë qenë deputetët e maxhorancës në komisionin parlamentar të Sigurisë, që e kanë cilësuar si të tepërt mos lejimin në qarkullim të motorëve të ujit. Për këtë ata insistuan që të ndryshohej. Me 72 vota pro, maxhoranca ka rënë dakord për miratimin e një ligji të tillë me ndryshimin e propozuar për heqjen e skuterëve nga një penalizim i tillë. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar mbrëmë dhe 10 ligje të tjera. I pari lidhet me ligjin e legalizimeve, që ka të bëjë me futjen në përdorim të bonove të privatizimit. Ndërsa është miratuar dhe ligji "Për Mbrojtjen nga diskrimini", i cili mbron personat që kanë të njëjtin orientim seksual. Gjatë votimit të këtij ligji nuk pati asnjë diskutim, ndërsa në parim deputeti Prifti abstenoi me votën e tij. Kuvendi ka qenë dakord për t'ia hequr kompetencat vetes, për sa i përket dërgimit të trupave ushtarake shqiptare me misione jashtë vendit apo kur të dislokohen trupa të huaja në Shqipëri. Seanca përpara fillimit të votimit është ndërprerë për disa minuta, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të deputetëve. Pas disa minutave, në sallë për votim ka mbërritur dhe Kryeministri Sali Berisha. Ndërsa jashtë rendit të ditës është diskutuar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe të rezolutës së Këshillit të Evropës.  Deputeti i PD-së, Besnik Dushaj, duke dënuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i bëri thirrje Presidentit Topit që të ketë kujdes në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e rinj të këtij institucioni. " Presidenti i Republikës duhet të përzgjedhë me kujdes anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë. Sa më parë të përmbushim detyrimet e rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit", tha deputeti demokrat Dushaj.Ligjet e miratuara dje"Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit"."Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" të ndryshuar"."Për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese""Për mbrojtjen nga diskriminimi"."Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë "EUROCOPTER" për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh"."Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, për ripranimin e personave me qëndrim të parregullt"."Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare, për përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara nga ndotja, nga karburanti i depozitave, 2001".Akt Normativ nr. 10, datë 23.12.2009 "Për buxhetin e vitit 2009" të ndryshuar"."Për festat zyrtare e ditët përkujtimore" të ndryshuar"."Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH)", të ndryshuar"."Për tatimin mbi të ardhurat" të ndryshuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›