Zgjedhja e Presidentit, Enkelejd Alibeaj: Mazhoranca ‘fiktive’ nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për media ka komentuar procesin pë zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Alibeaj tha se mazhoranca, sipas tij ‘fiktive’, nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin.
Po ashtu, Alibeaj tha se qëndrimi i grupit parlamentar është vërë tashmë i qartë dhe se Presidenti i ri do jetë pjesë e diskutimeve në mbledhje.
“E rëndësishme është për të diskutuar për çështje të interesit publik dhe të interesit të PD, të bëra qartë tashmë. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare. Ajo që është e rëndësishme për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ju e dini cili është qëndrimi im personal. Ju përsëris edhe njëherë se qëndrimi i grupit është bërë i qartë, do të jetë pjesë e diskutimeve të mbledhjes së grupit parlamentar, duke mos i ikur përgjegjësisë por duke i marrë ato. Duam profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik, moral që ta marrim këtë përgjegjësi, të çojmë përpara. Është një test për të gjitha palët politike të marrin pjesë në këtë proces. Konsultimet do të ndodhin,së pari mes nesh, në mbledhje të grupit parlamentar. Zëri i çdo deputeti do të përcillet. Ajo që thashë edhe herën e kaluar, kjo mazhorancë fiktike nuk e ka legjitimimin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, edhe pse do ta donte”, ka thënë Alibeaj.
/rtsh.al/