Talebanët marrin përgjegjësinë për vrasjen e ushtarëve francezë

“Emirati Islamik i Afganistanit (siç e quajnë vendin talebanët) ka rekrutuar njerëz në disa pozicione të rëndësishme në vend. Disa prej tyre e kanë kryer misionin e tyre, të tjerë do ti kryejnë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim”, iu përgjigj pyetjes së Reuters nëpërmjet telefonit zëdhënësi i talebanëve, Zbihullah Mujahid.
Katër ushtarët francezë u vranë nga një person me uniformën e ushtrisë afgane.
Më vonë doli që autori ishte pjesë e ushtrisë së rregullt të Afganistanit, por që ishte infiltruar nga talebanët. Sulmi pasoi një deklaratë të fortë të Parisit, që tha se do të shqyrtonte seriozisht tërheqjen e parakohshme nga Afganistani.
Ky qëndrimi, i shprehur nga presidenti Nicolas Sarkozy shqetësoi Shtetet e Bashkuara. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pasi shprehu keqardhjen për sulmin, tha se nuk kishte arsye të besonte se Franca do të tërheqë trupat nga Afganistani.