E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Prizrenit formon komisionin për emblemën

Prizren, 31 gusht - Kuvendi Komunal i Prizrenit ka rënë në ujdi të krijojë një komision për çështjen e emblemës së Prizrenit, në kohën kur i kanë mbetur edhe pak ditë nga afati i dytë i Gjykatës Kushtetuese.
Në seancën e paraparë, të cilën e bojkotoi LDK-ja, Kuvendi i Prizrenit me 22 këshilltarë ka mbajtur seancën e rregullt dhe në pikën e rendit të ditës për çështjen e logos është vendosur të krijohet një komision, i cili do të merret me të, ka thënë për Kohavisionin zyrtari për media, Ymer Berisha.
Partia më e madhe opozitare në Prizren, LDK-ja, vazhdon ta bojkotojë këtë kuvend. Zyrtari i lartë i kësaj partie, Ridvan Hoxha, i ka thënë Kohavisionit se Kuvendi i Prizrenit duhet të shpërbëhet pasi që në afat prej 6 muajsh nuk ka mbajtur asnjë mbledhje dhe pret nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ta shpërbëjë atë konform ligjit. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›