E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Shqipërisë miraton në parim ligjin për varrezat greke

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në parim “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë”. Megjithëse gjatë miratimi pati kundërshtim dhe u kërkua tërheqja e ligjit nga Partia për Drejtësi dhe Unitet, ky ligj kaloi me 66 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim. Me anë të këtij ligji do të ngrihen dy varreza greke në Gjirokastër dhe Këlcyrë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›