E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Opozita shqiptare më hipokrite në botë, nuk dëshiron transparencë të zgjedhjeve

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend tha se do të dëshironte që Partia Socialiste të ishte në seancë nëse vërtet kërkon hetimin e zgjedhjeve. “Kjo është opozita më hipokrite në botë se nuk ka asnjë shqetësim për transparencën e zgjedhjeve. Megjithëse mazhoranca e mëparshme ua dha mundësinë që të bënin vetë Kodin Zgjedhor duhet të ishte më parë transparent me aleatët e saj”, deklaroi Meta. Sipas tij, Partia Socialiste nuk do transparencën e zgjedhjeve por destabilizimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›