Kuvendi i jep fund dilemës, miraton Kodin Zgjedhor
Maratona disamujore e Kodit Zgjedhor është mbyllur dje kur 112 deputetë i thanë po projektit të përbashkët mes PD-së dhe PS-së. Seanca e djeshme nisi me vendosmërinë e partive të mëdha që Kodi i ri Zgjedhor do të miratohet, duke bërë që 10 deputetët t’i jepnin fund grevës së urisë. Ishte kryetarja e Kuvendit, Topalli, ajo që i dha fund dilemës së Kodit Elektoral, kur në fund shpalli rezultatin me 112 vota pro, vetëm 1 kundër dhe 4 deputetë abstenuan. Gjatë votimit në parim, vetëm nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, dha votën kundër, që ai e shpjegoi në fjalën në seancë, si qëndrim parimor të tij. Në seancën plenare, ku mori pjesë në fund edhe Kryeministri Berisha, PD dhe PS nuk shfaqën dyshime për projektin e tyre, madje e mbrojtën atë.
Seanca
Seanca e djeshme nisi krejt qetësisht, me deputetët grevistë në vendet e tyre. Kryetarja Topalli hapi seancën dhe ftoi të marrë fjalën i pari deputetin e PDK-së Jak Ndokaj. Ai kërkoi një reflektim nga partitë e mëdha, duke kërkuar vetëm një javë shtesë. “Ju kërkoj të shtyhet edhe disa ditë miratimi i këtij kodi që të arrijmë në një zgjidhje, jo vetëm për ato pika të errëta, por për t’i thënë shqiptarëve se vota e tyre do të jetë e lirë. S’e kuptojmë këtë nxitim për ta kaluar një orë e më parë. Propozoj një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve për të arritur në një konsensus civil, duke u bazuar në nenin 69 të rregullores së Kuvendit, që thotë 2 javë shtyrje. Ne nuk kërkojmë dy javë, por vetëm një javë”, - tha Ndoka. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu përgjigj kësaj kërkese duke thënë se vetëm “projektligji vjen nga qeveria dhe ka një muaj që është në kalendarin e punës, dhe për më tepër ka 6 muaj që diskutohet”. Deputeti Ngjela kërkoi të njëjtën gjë, pasi sipas tij, “deputetët nuk janë njohur ende me projektin”.
Debati
Më pas, seanca ka vazhduar me debatet në sallë. Përpara fjalës së bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Zgjedhor, foli kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili ndryshe nga sa pritej, e cilësoi Kodin e ri Elektoral si të papranueshëm. Ndonëse PBDNJ-së cilësohet si një parti e cila favorizohet nga ky kod, Dule mendon ndryshe dhe kërkoi që Presidenti Topi të mbledhë tryezën e partive politike parlamentare. Deputeti i PS-së, Ben Blushi, tha se projekti i ri nuk kërkon të eliminojë apo të vjedhë votat e LSI-së. “Dua t'ju them se në fakt që ne dimë të vjedhim vota është provuar në 2005-ën. Pse? Sepse në 2005-ën dhe 2007-ën, LSI-ja ka marrë pothuajse atë numër votash në Shqipëri dhe sigurisht mori në 2005-ën pa komisioner dhe 2007-ën me komisioner”, - tha Blushi.
Lesi
Në fund të seancës, mori fjalën edhe deputeti demokristian, Nikollë Lesi, i cili tha se do të mbështetë Kodi e ri si dhe do të jetë pjesë e mazhorancës. Ai kërkoi vetëm një ndryshim të vetëm në Kod, heqjen e nenit, i cili lejon që një kryetar partie të kandidojë në 12 qarqet e vendit. “Kjo është e papranueshme, - tha Lesi, - kush e meriton këtë privilegj që të vendosë emrin i pari madje në të 12 qarqet e vendit”.