E Shtunë, 31 Tetor 2026

ROSH: Qeveria të reagojë për planin e OKB-së për Kosovën

Rrjeti i Organizatave Shqiptare (ROSH) kërkon reagimin e Tiranës zyrtare për situatën në Kosovë, ku me anë të një propozimi të OKB-së po tentohet të cilësohet nul shpallja e pavarësisë. Në deklaratën e tyre ata i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të kundërshtojë fuqimisht planin gjashtëpikësh të propozuar nga Ban Ki Muni. Sipas tyre, “ky plan përbën një shkelje të rëndë të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe kërcënon rëndë interesat e shqiptarëve në rajon. Plani gjithashtu çon drejt ndarjes së Kosovës, duke krijuar dy precedentë të rrezikshëm. I hap rrugën krijimit të shteteve të pastra etnike dhe shkel mendimin e komitetit të arbitrimit të Badinterit që rekomandon që shtetet e dala prej Jugosllavisë duhet të kenë kufijtë që kanë pasur kur kanë qenë entitete të veçanta brenda Jugosllavisë”, - thuhet në deklaratën e organizatave. Më tej, ata dënojmë heshtjen e Tiranës dhe kërkojnë që qeveria shqiptare të marrë përsipër përgjegjësinë historike dhe kushtetuese që dikton momenti. “Qeverisë shqiptare i takon ta bëjë të qartë që nëse komuniteti ndërkombëtar çon në ndarje të Kosovës, të njëjtat standarde e parime që do të çonin në shkëputjen e veriut të Kosovës duhet të përdoren edhe për Republikën e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbinë së Jugut për të mundësuar bashkimin kombëtar shqiptar, i cili është detyrë kushtetuese e çdo qeverie në fuqi në Republikën e Shqipërisë”, - propozojnë këto organizata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›