E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, institucioni me buxhetin më të lartë



Kuvendi i Shqipërisë vazhdon të mbetet një ndër institucionet me buxhetin më të lartë. Vetëm pak kohë më parë ligjvënësit miratuan buxhetin suplementar të propozuar nga qeveria për këtë institucion, i cili kap shifrën e 1 020 milionë lekëve të rinj. Në vitin 2007 buxheti për këtë institucion ka qenë 845 milionë lekë, ndërsa këtë vit ka pësuar një rritje prej 1.75 milionë lekësh të rinj. Në buxhetin shtesë të shtetit për dy institucionet e tjera të vendit, si Kryeministria dhe Presidenca, është parashikuar një buxhet prej 405 000 lekësh për Presidencën dhe 325 000 lekësh për Kryeministrinë. Duket qartë diferenca e lartë e buxhetit të Kuvendit me dy institucionet e lartpërmendura, por kjo vjen dhe për faktin se Kuvendi ka numrin më të madh të punonjësve. Buxheti prej 1 020 milionë lekësh do të përdoret për 440 punonjësit e administratës së Kuvendit dhe për 140 deputetët, të cilët, kuptohet, që zënë zërin më të madh në këtë buxhet. Kjo për faktin se një deputet, përveç pagës bazë, paguhet për çdo veprimtari tjetër të tij që lidhet me “interesat” e publikut.

Trajtimi i deputetëve
139 590 lekë paga
17 000 lekë pagesë telefoni
2 000 lekë për çdo mbledhje komisioni
5 584 lekë dieta në ditë

Kryetarët e grupeve parlamentare
Paguhen 5-15% mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit

Deputetët e komisionit të Ekonomisë dhe Financave
Paguhen për 12 mbledhje në muaj
24 000 mijë lekë në muaj anëtarët
26 400 mijë lekë në muaj nënkryetari
30 000 mijë lekë në muaj kryetari

Deputetët e komisionit të Ligjeve
Paguhen për 12 mbledhje në muaj
24 000 mijë lekë në muaj anëtarët
26 400 mijë lekë në muaj nënkryetari
30 000 mijë lekë në muaj kryetari

Komisionit e tjera të përhershme të Kuvendit
Paguhen për 8 mbledhje në muaj
16 000 lekë në muaj për anëtarët
17 600 lekë në muaj nënkryetari
20 000 lekë në muaj kryetari

Dietat e deputetëve të Kuvendit
5 584 mijë lekë në ditë
12 ditë dieta në muaj për deputetë që banojnë jashtë Tiranës (67 008 mijë lekë)
6 ditë dieta në muaj për të gjithë deputetët e tjerë (33 504 mijë lekë)

Pagesat e celularëve
20 000 lekë në muaj kryetarëve të dy grupeve më të mëdha parlamentare
20 00 lekë në muaj kryetarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit
17 000 lekë në muaj deputetëve të tjerë

Makina, 34 000 lekë në muaj
Deputetëve u lejohet mesatarisht deri në 19 000 lekë në muaj karburant
Për riparime dhe shërbime 15 000 lekë në muaj
Tiranë-Shkodër 20 000 lekë karburant
Bulqizë 30 000 lekë karburant
Tiranë 4 000 lekë karburant

16 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›