Edi Rama: “Buxheti u rrëzua nga ambicia për pushtet”
Kreu i Bashkisë së Tiranës: “Buxheti kishte marrë miratimin e komunitetit”. Rama: “U bëj apel këshilltarëve që ta votojnë sa më shpejt”Shaban Sulçe
Shaban Sulçe
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj rrëzimit të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Rama ka akuzuar kreun e LSI-së Ilir Meta dhe kryeministrin Sali Berisha se e rrëzuan këtë buxhet për interesa të ngushta politike. “Kjo javë filloi shumë trishtueshëm për Tiranën. Në një aleancë interesash të ngushta që po përputhen përditë e më shumë, Sali Berisha dhe Ilir Meta u kthyen kurrizin qytetarëve të Tiranës, duke e lënë kryeqytetin pa buxhet, për herë të parë në historinë e Tiranës”, - tha Rama.
Buxheti
Kreu i Bashkisë së Tiranës e cilësoi projektbuxhetin e vitit 2009 si buxhetin më të mirë të hartuar deri sot nga Bashkia, për t’i shërbyer Tiranës dhe komunitetit të saj. “Buxheti i vitit 2009 është buxheti më i debatuar, konsultuar e detajuar me njerëzit dhe pa dyshim më i miri buxhet që kemi hartuar deri sot për Tiranën e për komunitetet e saj”, - tha Rama. Ai theksoi se për hartimin e tij është punuar seriozisht dhe profesionalisht, duke marrë miratimin e komunitetit dhe opinionit kryeqytetas. “Në një proces dëgjesash publike, votimesh në komunitet, anketimesh profesionale të opinionit kryeqytetas, diskutimesh me grupe interesi e me vetë përfaqësuesit politikë të të gjitha krahëve në njësitë e Këshillin Bashkiak, ne jemi besimplotë se kemi bërë analizën dhe sintezën më të përshtatshme për të përmbushur përmes buxhetit të këtij viti, numrin më të madh të mundshëm të prioriteteve të përbashkëta, të kërkesave të pjesshme të komuniteteve nga Kodra e Priftit në Kodër-Kamzë, nga Kombinati në Allias e Laprakë, nga Selita në Sauk e në Bregun e Lumit dhe deri në brendinë e Tiranës së vjetër apo Tiranës së re”, - vijoi kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Vota kundër
Rama tha se projektbuxheti u rrëzua për ambicie për pushtet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se vota kundër këtij buxheti bie ndesh me rrugën e ndryshimit të Tiranës, ndërkohë që i bëri thirrje Këshillit Bashkiak të Tiranës që ta miratojë së më shpejt këtë projektbuxhet. “Të dy u bënë bashkë, në një rrugë që bie ndesh me rrugën e ndryshimit rrënjësor të Tiranës sot e të Shqipërisë nesër; të dy u bënë bashkë për një fitore të pakuptimtë politike, në kurriz të qytetarëve e në dëm të qytetit tonë; të dy bënë bashkë votat në Këshillin Bashkiak me të njëjtin zell e mllef karakteristik të politikës që s’do t’ia dijë për njerëzit, për problemet e tyre dhe për shërbimet ndaj tyre. Buxhetin e Tiranës e rrëzoi mekanizmi i vjetër i një lufte politike që s’ka të bëjë me vullnetin e qytetarëve, por me deformimin e këtij vullneti; s’ka të bëjë me mandatin e votuesve por me abuzimin me besimin e tyre; s’ka të bëjë me programin dhe interesat e qytetarëve, por me programe e interesa politikanësh që prej 18 vjetësh e kanë bërë politikën teatrin e një shfaqjeje me kosto të jashtëzakonshme për shqiptaret e shqiptarët, jo synimet e përveçme të politikanëve. Apeli im është apeli i të gjithë qytetarëve të Tiranës: Buxheti i vitit 2009 është i qytetit, jo i politikës, i interesave të qytetarëve jo i synimeve të politikanëve, i nevojave të përditshme të zgjedhësve, jo i ambicieve të vogla të të zgjedhurve, prandaj ai duhet votuar pavarësisht nga politika e ditës”, - tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
16 Janar 2009