Kuvendi kalon disa ligje dhe marrëveshje
Kuvendi miratoi dje një sërë marrëveshjesh dhe aktesh normative, mes tyre edhe ligjin për barazinë gjinore. Parlamenti miratoi në parim dhe nen për nen, projektligje të tjera të rëndësishme si ai i Aktit Normativ nr. 6, datë 16. 07. 2008 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen në operacionin ushtarak, të BE-së, për menaxhimin e krizave, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore”, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për financimin e projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, për projektin “Siguria e Digave”, si dhe projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9396, datë 12. 05. 2005 “Për qiranë financiare, të ndryshuar”.