Kuvendi kthen mbrapsht projektin
03/03/2009 Mosmarrëveshjet administrative
Me kërkesë të deputetëve të opozitës Komisioni parlamentar i Ligjeve ktheu mbrapsht në Ministrinë e Drejtësisë projektligjin “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”. Dikasteri i ministrit Enkelejd Alibeaj do të ketë në dispozicion dy ditë që të reflektojë në draft propozimet e Partisë Socialiste dhe ato të organizatave ndërkombëtare, si EURALIUS apo shoqatës së gjyqtarëve në projekt. Deputetët e PS-së, të cilët shprehën vullnetin në prim pro projektit, pasi theksuan rëndësinë që ai ka, kërkuan diskutimin e tij me të gjitha palët. Ata i paraqitën komisionit vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për 20 nene të projektit. “Ne jemi deklaruar politikisht pro këtij projekti. Ajo që dëshirojmë ne është miratimi i tij me konsensus të palëve”, - tha nënkryetari i komisionit Fatmir Xhafaj. Në një vlerësim të përgjithshëm socialistët vërejnë një mungesë transparence dhe konsultimi me institucionet e pushtetit gjyqësor gjatë hartimit të këtij projektligji. Përputhshmëria e një legjislacioni të tillë të rëndësishëm me legjislacionin komunitar (direktiva të BE-së) përveçse është një nevojë për një reformë cilësore e të qëndrueshme përbën edhe një detyrim në kuadrin e MSA-së. PS-ja konstaton se nuk ka azhurnime, ashtu siç konstatohen lehtësisht dhe kontradiksione të projektligjit me Kodin e Procedurës Civile dhe me Kodin e Procedurave Administrative dhe se terminologjia e përdorur në projektligj në disa raste është e pasaktë, e pakuptueshme për përdoruesit dhe shpesh kontradiktore. Në tekstin e projektligjit nuk është respektuar parimi i teknikës legjislative, ai i ligjshmërisë. Për socialistët krijimi i gjykatave administrative kërkon domosdoshmërisht një hierarki të specifikuar me tri hallka gjyqësore. Nuk është menduar gjykimi i këtyre çështjeve nga një Kolegj Administrativ në Gjykatën e Lartë sipas rregullave procedurale të veçanta, por nga Kolegji Civil i kësaj gjykate, që gjykon mbi rregullat e Kodit të Procedurës Civile.