KQZ-ja do të vendosë për modelin e fletës së votimit
03/03/2009 Specifikimet e përgjithshme të letrës dhe përmasat
Pritet që në mbledhjen e nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të miratojë modelin e fletës së votimit për partitë politike dhe koalicionet që do të konkurrojnë në zgjedhjet për Kuvendin e ardhshëm. Fleta e votimit për partitë politike dhe koalicionet duhet ketë ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore. Ajo duhet të jetë prej letre, me ngjyrë, trashësi dhe elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj. Për sa u takon specifikimeve të fletës së votimit, lloji i letrës në projektvendim përcaktohet: Watermark 90 gr/m2 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, e ratifikuar në fazën përfundimtare, me certifikatë origjine. Lidhur me dimensionet gjerësia e fletës së votimit 300 mm dhe gjatësia 420 mm. Specifikimet e përgjithshme parashikojnë fontin: Arial, Arial Black, Tahoma, Verdana; stema e Republikës bardhezi me dimensione 25 x 27, logo e KQZ-së bardhezi me dimension 32 x 32; dhe kodi i ngjyrës Pantone 1205 C. Kodi përcakton se fletët e votimit prodhohen në blloqe me kundërfletë. Numri i serisë shënohet vetëm në kundërfletë. Emrat e partive politike, koalicioneve apo kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit vendosen në fletën e votimit sipas rendit alfabetik të emrit të tyre. Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë. Çdo subjekti që renditet në fletën e votimit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi. Partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor shënohen të renditura njëra pas tjetrës në pjesën e fletës së votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Radha e renditjes së tyre përcaktohet sipas rendit alfabetik. Për secilën nga partitë politike të koalicionit shënohet emërtimi i koalicionit, shkronjat nistore, emri i partisë, sigla dhe emri i kryetarit. Çdo partie politike anëtare të koalicionit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi.