Meta: Politika tu shërbejë qëllimeve më të mëdha kombëtare
03/03/2009 565-vjetori i Kuvendit të Lezhës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjesë dje në 565-vjetorin e Kuvendit të Lezhës. Duke përshëndetur këtë datë historike, kreu i LSI-së vlerësoi se “jam shumë i kënaqur që kam marrë pjesë në këtë ngjarje shumë të madhe, jo vetëm për popullin e Lezhës, por për të gjithë popullin shqiptar, për kombin tonë”. Sipas tij, kjo është një ngjarje historike, e cila ka vlerë jo vetëm që të kujtohet me nderim dhe madhështi, por nga e cila duhet të nxirren gjithnjë mësime, që duhet të reflektohen në angazhimin e gjithë shqiptarëve dhe sidomos të politikanëve për tu shërbyer qëllimeve më të mëdha kombëtare. “Atyre qëllimeve që bashkojnë aspiratat e kombit tonë, jo vetëm për të qenë të integruar dhe të bashkuar, por edhe për të pasur gjithnjë një të ardhme me dinjitetet, një të ardhme e cila qëndron fortë mbi lirinë, sepse për këtë të ardhme luftoi Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”, - vuri në dukje në fjalën e tij Meta. Gjithashtu këtë datë historike të kuvendit të princave shqiptarë e përshëndeti dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Lezhës Viktor Tusha, i cili u shpreh se “2 marsi i vitit 1444 është një ditë shumë e rëndësishme për popullin tonë, të cilët nën drejtimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit bashkuan mendjet, energjitë, forcat dhe financat kundër Perandorisë Osmane”. Po në këtë linjë, Tusha shtoi se “Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti e zgjodhi qytetin e Lezhës si një qytet të besës, si qytet bujar dhe mikpritës dhe si një qytet strategjik për të ndërtuar perandorinë dhe u mbajt jo në emër të urrejtjes për një popull tjetër, por në emër të dashurisë për vendin e tij dhe popullit të tij”.