E Hënë, 2 Nëntor 2026

Patozi: E ulët, Rama bën politikë me fatkeqësitë

 Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e cilësoi si të turpshme qëndrimin e mbajtur nga kreu i PS-së në lidhje me fatkeqësinë natyrore të ndodhur në zonën e Shkodrës. "është e vërtetë se në Shkodër ka çalltisur disa herë dhe Edi Rama me të tijtë. Në vend të kurajës dhe ndihmës, ai tentoi pa asnjë sukses të fusë në shpirt dyshimin e lig se fajin e ka pasur qeveria për ujin që vjen nga të gjitha anët. Nuk ka gjë më të ulët se të abuzosh me fatkeqësitë natyrore. Në kohën kur në Shkodër vërshonin ndihma nga katër anët njerëzit e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës votuan kundër solidaritetit njerëzor", tha Patozi. Sipas tij, opozita e ka si mjet politik të sajin përdorimin e katastrofave dhe fatkeqësive, duke e shndërruar në kredo politike, por me praktika të tilla nuk shkon shumë larg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›