E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama nuk dëmshpërbleu asnjë kur u përmbyt Tirana”

 Ministri i Transportit, Sokol Olldashi deklaroi se qeveria shqiptare iu përgjigj në kohë përballimit të situatës së krijuar nga përmbytjet, ndryshe nga sa kanë bërë qeveritë e mëparshme. "Në ditën me diell, kur nuk kishte asnjë pikë shiu vajti një i marrë hapi portën dhe përmbyti gjysmën e kryeqytetit dhe nuk pagoi asnjë prej dëmeve që shkaktoi lagjeve të tëra, pra janë dy gjëra krejt të ndryshme. E akuzuam vërtetë qeverinë për ngjarjen e 9 janarit, por për asgjë tjetër për mos veprimin, sepse njerëzit kur kishin nevojë për qeverinë  ministrat kishin mbyllur telefonat kur i kërkonin ndihmë", tha Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›