E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ligjin Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve.

 

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton ligjin Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve.

Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë , më 22 Dhjetor  2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 18.12.2008
Projektligj Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, Për miratimin e niveleve të tarifës doganore.
Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8957, datë 17.10.2002, Për ndërmarrjet e vogla e të mesme, të ndryshuar.
Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994, Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar. 
  Për votim:
1. Projektligji Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve.
2. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara Për arrestimin e anijeve, 1999.
3. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit OPEC-ut për zhvillimin ndërkombëtar (OFID), për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore.
4. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Europiane Për bashkëprodhimet kinematografike.
5. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për taksimin e mjeteve rrugore në transportin ndërkombëtar të mallrave.
6. Projektligj Për ndihmën juridike.
7. Projektligj Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se ky  ligj është detyrimi moral më madhor që mazhoranca ka për vendin, duke  delegjitimuar barbarinë komuniste mbi  shqiptarët
"Ky nuk është ligj për hakmarrje, ky  është një ligj për tu ndarë me të shkuarën për të deligjitimuar krimet makabre ndaj shqiptarëve.Ju duhet të keni kurajon ti dënoni ato, pamvarësisht lidhjeve që keni me të kaluarën.Opozita s'mund të iki, opozita në cdo rast duhet të qëndrojë mbi vlerat që beson. Por këtu opozita ka frikë nga fytyra e vet.  Ju u ndrydhët,  u rudhët, dhe çdo shqiptar është i bindur se ju sot hytë në dosje." u shpreh Kryeministri Berisha.
Nënkryetari i Grupit parlamentar Socialist, deputetët e të cilit nuk morën pjesë në votimin e ligjit, Erion Brace tha ndër të tjera se ligji nuk ka marrë në konsideratë qëndrimin e ndërkombëtarëve .
Në emër të grupit parlamentar të LSI, kryetari Pëllumb Xhufi e cilësoi ligjin të papërshtatshëm në një kohë jo të duhur. 
" Ky ligj ka patur kontestime më shumë se varianti i vitit 95. Ligji aktual është projektuar për të goditur struktura  të gjyqësorit, që po heton cështje madhore të korrupsionit"- u shpreh deputeti Xhufi.
Deputetët  miratuan me 74 vota  bashkë me amendamentet e paraqitura, ligjin Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve.
Deputetët miratuan të gjithë projektligjet e parashkuara në rendin e ditës.
Seanca plenare i mbylli punimet në orën 19.40

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›