Kuvendi, miratohen mandatet në çdo qark
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste bien dakord për ndarjen e 140 mandateve të deputetëve në 12 qarqet e vendit. Kuvendi miratoi në seancën e djeshme parlamentare projektvendimin për caktimin e numrit të mandateve për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas vendimit, ndarja e 140 mandateve zgjedhore në 12 qarqe të vendit, që përkojnë njëkohësisht me 12 zona zgjedhore, është bërë në bazë të një formule të thjeshtë, bazuar në përcaktimin që ka bërë Kodi Zgjedhor. Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe deputeti, Luan Memushi, abstenuan gjatë votimit të djeshëm. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, Qarku i Tiranës do të përfaqësohet me 32 deputetë dhe më pas vijojnë me radhë Qarku i Fierit me 16 deputetë, i Elbasanit 14, i Durrësit 13 deputetë, Vlora dhe Korça me nga 12 deputetë secila, Shkodra me 11, Berati 8, Lezha 7, Dibra 6 deputetë, Gjirokastra 5 dhe Kukësi me 4 deputetë. Ndryshimi i mandateve për çdo qark vjen pas ndryshimit me konsensus mes PD-së dhe PS-së të Kodit të ri Zgjedhor. Sistemi i ri zgjedhor nuk do të jetë më maxhoritar i korrektuar me proporcional, por proporcional rajonal.