E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton 5 akte normative

 

Parlamenti në mungesë të opozitës, miraton 5 akte normativ, duke i dhënë në një pjese të tyre më tepër kompetencë Kryeministrit Sali Berisha. Kuvendi votoi me 71 vota pro aktin “Për dërgimin e një toge mjekësore, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Kabul, Afganistan”. Akti tjetër normativ ka të bëjë me heqjen e kompetencës së zëvendëskryeministrit për të qenë kryetar i Komisionit qeveritar të Tokës. Ky ndryshim i ligjit “Për verifikimin e titujve të pronësisë” është bërë nga Kuvendi në formën e aktit normativ. Do të jetë Qeveria, e cila do të përcaktojë se cili ministër do të drejtojë këtë komision të Tokës. Në seancën e mbrëmshme parlamentare u miratuan edhe aktet e tjera si “Për një ndryshim në ligjin “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave’, të ndryshuar”; “Për një ndryshim në ligjin “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”; “Për një ndryshim të ligjit “Për nënshkrimin elektronik”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›